• Sun. May 19th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Microsoft planifikon investime mbi 1.17 miliard në Greqi

ByEmrush

Nov 2, 2020

Microsoft planifikon investime mbi 1.7 miliard në Greqi deri në 2025.
Investimet Amerikane të ardhura nga Microsoft kanë të bëjnë kryesisht për punonjës të qeverisë, sektori privat, mësuesit dhe studentët.

Bëhet e ditur se negociatat kanë vazhduar për më shumë se 9 muaj, duke qenë në dijeni se gjiganti ekonomik Amerikan ka zhvilluar bisedime edhe me shtetet tjera të rajonit, ndoshta është përfshirë edhe vendi ynë në fokusin e tyre.
Nuk dihet nëse po, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare e mediale në Kosovë mbi këto zhvillime!

Greqia kohët e fundit doli nga një krizë financiare njëvjeçare, por ekonomia e saj është goditur rëndë nga pandemia si pasojë e covid19, duke pësuar një rënie prej 15.2% të prodhimit në vit në tremujorin e dytë.

Papunësia në qershor, korrik u rrit në 18.3% nga 16.4% në fillim të vitit.

Në njoftim thuhet se Microsoft është zotuar për të drejtuar të gjitha qendrat e saj të të dhënave në të gjithë botën për burimet e ripërtëritshme të energjisë deri në vitin 2025

Ne kemi thëne edhe më herët, mund të flasim e të tregohemi në mes vete sa dijmë dhe se çfarë vlerë intelektuale kemi, por dijeni thjeshtë, kuptojeni se për jashtë kufijve tanë, nuk vlejmë gjë!

Askush, bash askush nuk na merr për serioz e as që kemi najfarë ndikimi diku në diçka!

Në mund të rreshtohemi pro e contra, por rezultatet në fund flasin në disfavor tonin.


Thjeshtë largo fjalët, shih rezultatin.

Sa për përkujtim, produktet nga Microsoft si cloud, surface, office kanë pësuar një rritje enorme në tregun që është i përfaqësuar për filialeve nëpër gjithë botën, e posaçërisht në Evropë.

Na dihet kënd e vejmë në udhëheqjen dhe zhvillimin e teknologjisë 😉

Investime, investime, investime!
____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush