• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

ByEmrush

Jul 15, 2020

Shkruan: Emrush T.Shkodra

Jeta është një kryevepër që është projektuar të shijohet dhe jetohet në këtë botë, e jo të nëpërkëmbet me mos dëgjueshmëritë prej një kryeneçësie!
Jeta jonë nuk e ka vlerën e saj të plotë nëse ne nxjerrim nga ajo vështirësitë për të ekzistuar mirë dhe normalisht.

Një jetë ideale do të ishte një begati dhe një pasuri e madhe për vitet të cilat në jemi duke jetuar, dhe si rrjedhojë e kësaj nëse ne nuk e kemi shëndetin dhe mirëqenien tonë sociale, atëherë asgjë s’do të mund të kompensojë shijimin e të mirave që na ofrohen në ketë jetë.
Lëreni folklorizmat, hiqu individëve populist dhe atyre që bëjnë thirrje të kundërt me ato që bëjnë institucionet shtetërore.
Profesionistët, institucionet dhe ata që kanë njohurinë për pasojat e shkaktuara nga virusi, dhe mënyrën si mundet ai me dëmtuar rehatinë e jetës, po kërkojnë nga ne të shijojmë jetën duke mos u futur nëpër karantina dhe izolim të serishëm, por po kërkohet një vigjilencë pak me e shtuar, duke ndikuar që ne të rrisim vetëdijesimin dhe të jemi të zotët e kontrollit të vetës sonë, familjes dhe shoqërisë.

Prandaj jeta është më e vlefshme se e kundërta e saj, vdekja!

Ne do të duhej luftojmë për jetën, për të mirat e saj dhe si rrjedhojë e kësaj do të duhej të gëzojmë ato që i sjell ajo.
Mos lejojmë të rrëshqasim drejtë vdekjes, me ose pa vetëdije!
Nuk është në pyetje vetëm ekzistenca jote, është fëmija, janë prindët e moshuar, është familja, fqinjët, rrethi, është vendi që rrezikohen nga krenaria jote e tepërt!
Andaj kujdes nga covid19, Kosova po e humb betejën me virusin!
Vendi po shkon sërish drejt izolimit, Evropa po na penalizon dhe po na izolon po ashtu.
Diaspora jonë po na bojkoton me shumë të drejtë, sepse po bëhemi vatra e infeksionit covid91.

A e kuptoni çfarë impakti negativ do të ketë kjo mosardhje e tyre sivjet, kurba e rënies do të ndikon në të gjitha sferat për faktin e vetëm që mbi 900 milion euro të kalkuluara si mjete financiare që futen si formë e turizmit nga ardhja e bashkatdhetarëve.

Shkenca po lufton duke u munduar të shpëtojë sa më shumë shpirtra, dhe po lufton më të plotfuqishmin, dhe në fund po humb betejën përball një virusi që përveç kujdesit që po kërkohet nga ne, asgjë tjetër s’po duhet!

Mos lejo që dita jote të filloj më lajme të këqija!
Mos lejo të kthejnë sërish në izolim dhe gjendje të jashtëzakonshme!

Mjekët edhe pak kanë me mundur të ndihmojnë qytetarët, për një kohë të shkurtë nuk ke me mundur ti shohësh më as për sëmundje tjera, prandaj vlera e tyre është imanente në ditët e sodit.
Jeta është si një rrjedhë lumi, nuk mund të prekësh të njëjtën rrjedhë dy herë, sepse rrjedha që kalon nuk kthehet sërish, ajo thjeshtë ka ikur!

Nuk i ke dy jetë, dhe i vetmi vend ku s’të duhet biletë kthyese është bota e amshuar!

Andaj virusi është në vlugun e tij të rritjes, dhe kjo shpresojmë të mos zgjatë shumë, neve na mbetet që të respektojmë masat:

Pra, respektoni masat:

1.Mbani higjienën personale
2.Mbani distancën fizike
3.Përdorni maskat mbrojtëse

Po kërkohet, respektojeni!
Sepse nëse është vendos me dërguar vendin drejt izolimit, dhe gjendjes së jashtëzakonshme, bile mos të na marrin neve si arsyetim dhe pretekst!

Kuptojeni në ç‘ pikë kemi ardhur?!
Asgjë nuk funksionon, bëhu i kujdesshëm ndaj vetës, fëmijëve, familjes!

By Emrush