• Mon. May 20th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

PBB dhe rënia drastike e ekonomisë Kosovare

ByEmrush

Jul 9, 2020

Përkeqësimi ekonomik në republikën tonë ka vazhduar, tashmë ka një rënie më të theksuar në gadishullin ballkanik, dhe në raport me shtetet e rajonit ne qëndrojmë më së keqi. Si rrjedhojë e kësaj GDP apo Prodhimi i Brendshëm Bruto ka rënë nën çdo parashikim, dhe kurba drejt përformancës negative nuk parashihet të ketë ndalje në ditët në vazhdim.

Kosova që përshkonte një rritje ekonomike prej 4.1 për qind, e që ishte një ngritje graduale por e sigurt, dhe cilësohej si një rritje stabile ekonomike duke prirë përkrah shteteve fqinje.
 
Se covid19 ka ndikuar më së keqi në ekonominë tonë, kjo nuk ka diskutim!
Por mbetet të analizohet se përse në kemi këtë përkeqësim dhe ketë rënie kaq të shpejt në raport më shtetet tjera të rajonit.
Politikat e udhëhequra, bllokadat që i janë bërë biznesit do të mund të llogariten si një praktikat kryesore për rënie të nivelit ekonomik.


PBB është vlera përfundimtare e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda kufijve gjeografikë të një vendi gjatë një periudhe kohe të caktuar, normalisht llogaritja bëhet në një vit.

Shkalla e rritjes së PBB-së është një tregues i rëndësishëm i performancës ekonomike të një vendi.

Sipas shënimeve zyrtare ekonomia e Kosovës ka një PBB të përgjithshme prej 7 mijë euro, respektivisht PBB për kapital 4300 euro.

Më këtë rënie do të kemi PBB të përgjithshme: 7000 – 11.3%= 6209 euro një humbje prej 791 euro për kokë banori.

Ose 4300 – 11.3%= 3814 euro, një humbje prej 486 euro për kokë banori.

Pra me gjithë ekspertet që posedon Kosova, kemi humbjet më të mëdha ekonomike në raport me fqinjët, edhe pse me barometër ishim në epërsi para covid19.

Prapë se prapë po vijmë si duket te ata titujt shkencor, tituj mjaft, po dituri hiq fare!

Kjo teposhta ekonomike ndoshta diku ndalet vet!
_____
ESH

By Emrush