• Thu. May 16th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Liria është fitorja jonë, ky është interesi ynë!

ByEmrush

Apr 4, 2020

Nëse ne futemi në një analizë pak më të theksuar, dalim mbi sekuencat normale të trurit tonë, duke parë që vërtetë ka disa kohë që shqiptarët kanë shpeshtuar duke luajtur rolin e narcisoidit dhe vetëkënaqësisë së të shprehurit përmes debateve qoftë të shkruara apo televizive!

Por ky është vetëm një, dhe po ashtu besoj që ky dhe armata e tij janë investime nga agjentura të huaja, duke fyer çdo gjë që është shqiptare, dhe po ashtu duke shtrembëruar çdo fakt historik që kishte ndër vite te shqiptarët!

Është më të vërtetë me u çuditur njeri, si ka mundësi një i burgosur, dhe një që i thotë vetit shqiptarë të jetoj dhe të shpenzoj jetën e tij në mesin e shqiptarëve duke jetuar në tokën e shqiptarëve po ashtu, e të punon për interesa të huaja?

Unë besoj, dhe më benë të lumtur fakti që në Kosovë nuk mund të gjesh raste të këtilla, për të mos thënë se nuk mund të gjesh fare njerëz me mendje të shëndosh që i përsërit këto fjalë.
E gjithë gjeopolitika botërore Amerikane paska pas qenë e ngulitur këtu në Kosovë, hah!

Ne do të shohim dhe jetojmë sa të ketë rreze të diellit dhe yje në qiell nën interesin tonë që fituam për sa kohë amerikanët i patëm përkrah!

Kush dhe cili fitoi më shumë, unë besoj që nuk ka barometër që do e maste ketë ngjarje.

Liria është fitorja jonë, ky është interesi ynë!

Kalimi nga robëria mijëra vjeçare të pushtuesve të ndryshëm, erdhi dita të shohim, të prekim, dhe të shijojmë lirinë tonë, falë kësaj forcës që ky tipi shfaq urrejtje, pra falë Amerikës!

Liri do të thotë të mendosh, të besosh, të flasësh, të veprosh ose të mos veprosh…..liria nuk ka çmim o njerëz, shijojeni!

Liria është kufizimi i disa lirive, me qëllimin e drejtë për të shijuar të gjitha liritë tjera.

____
ESH

By Emrush