• Thu. May 16th, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Agjentet ekonomik dhe sigurimi i transportit ujor

ByEmrush

Mar 29, 2020

Në një sallë të stërmbushur me ekonomist, agjent dhe student të masterit të ardhur nga gjitha shtetet e rajonit përfshirë, turq, grek, shqiptarë, maqedonas, serb, malazias, kroat, bullgar, bosnia etj, po dëgjonin me shumë vëmendje profesorin Helz mbi përvojën e tij prej agjenti duke e ndarë me të pranishmit.

Profesionist, agjent, ekonomistë ishin mbledhur për të parë dhe dëgjuar nga veta e parë përvojat prej një agjenti tregtar, ku kishte shërbyer për shumë vite si konsulentë dhe ndërmjetës në kompani të ndryshme botërore, e posaçërisht të ajo “Ssearates” (importers, exporters, container, cargo).
Mosha të ndryshme intelektualësh që përfaqësonin tashmë kompani të ndryshme vendore e ndërkombëtare ishin mbledhur nga të gjitha trevat e rajonit në 2009 në një simpozium që do zgjaste 5 dite.

Profesori austriak rrëfente në Shkup përgjatë ligjëratës së tij për ekonomistët, agjentët profesionist që synonin një aventurë jetësore të mbushur me batica dhe zbatica. Ligjërata kishte të bënte me sfidat që do të kenë kur do të fillojnë të jetësojnë ëndrrën e tyre të agjenturave tregtare mbi transportin e mallrave përmes ujit.
Si mbushen kontejnerët, si blombohen, kah kalojnë, kush i siguron nga piratët, cargo wizard, route planner, sa është e rreptë konkurrenca, si bashkëpunohet më të tjerët e kështu me radhë!
Takimi me raca të ndryshme njerëzish, kombësi të ndryshme, fetar e radikalist, biznesmen, mashtrues, agjent shtetëror të shërbimeve të ndryshme, e gjithçka e mundshme që ata do të përballën në jetësimin e planeve të kompanive të tyre që do të përfaqësojnë.
Salla e stërmbushur gumëzhinte nga zëri j tij tek rrëfente për suksesin, rritjet e fitimeve të cilës do kompani që ti do të punësohesh në të ardhmen!
Kurrë assesi nuk flitej, dhe asnjë fjalë e vetme nga ligjërata e tij nuk dilte për të pasur ndjesinë e skamnorëve e klientëve!

Një ekonomist i mirë, një agjent ndërmjetësues nuk duhet të jetë emocional.

Agjentet tregtar trajnoheshin për rrugën që duhej ndjekur për të arritur sukseset, qoftë ajo nëse do të krijonin kompaninë e tyre, qoftë duke u bërë agjent të ndryshëm ekonomik në mes kompanive. Këtu ligjërohej për të gjitha parametrat e suksesit. Kishte kompani që ishin në luftë konkurruese të rreptë mes vete, dhe ju si agjent i ardhshëm do të duhej të bashkëpunonit më të dyja, dhe sytë kthente kohë pas kohe nga secili që ishte në sallë!
Vazhdonte më një tonë pak më të ngritur “në ekonomi është një rregull i pa shkruar : konkurrenca do të ju “presë” këmbët secilit prej juve, duke ju eliminuar nga tregu plotësisht, ju duhet vigjilencë.
Ata pastaj do mundohen ta ngritin kompaninë e tyre të parën, duke përvetësuar tregun në favor të interesave të afaristëve dhe kompanive që përfaqësojnë!

Atëherë, po nuk veprove ti, të tjerët do të veprojnë, do “presin” këmbët ty.
Kompania juaj do të merr teposhtën dhe do të fundoset, si rrjedhojë e kësaj ju do të ngeleni pa punë, dhe do të bëheni target sulmi nga vet punëdhënësi juaj.
Mbi tërë këtë ju do të merrni një referencë që në atë sektor kurrë nuk do të mund të punësoheni në të ardhmen tuaj, në kryerjen e marrëveshjeve ndërmjetësuese në mes kompanish të mëdhaja që operojnë nëpër botë”!
Pra, mos prisni asnjëherë në biznes minutën e fundit, mos prit revansh, por bëhuni iniciator dhe kreativ. Për gjithçka duhet të kesh zgjidhjen, ske kohë për konsulta, vendimet do ti marrësh aty për aty, dhe shpejt.

Ju do të detyroheni të uleni edhe me ata që nuk keni dëshirë, ju do të duhet te rrini me prezencën tuaj edhe atëherë kur më dikën nuk ju rrihet.
Ju do të duhej të qeshni edhe atëherë kur nuk ju qeshet!

Pra, ju nuk jeni trajnuar të qani, të emocionoheni, të zmbrapseni, e dorëzoheni!
Rruga deri të suksesi do të jetë atëherë kur ju keni krijuar sekretet e biznesit (stoqet) e tuaj, dhe pastaj do të vijë momenti edhe për ty!

Mbajeni mend, në takimet tuaja ndërkombëtare, pija gjithmonë duhet të ju vijë në shishe të mbyllur!

Ka një thënie të vjetër që thotë se ekonomist i zgjuar është ai që njeh qëllimin e rregullit të tij të përgjithshëm.

____
ESH

By Emrush