• Sat. Sep 21st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Ta pastrojmë Kosovën

ByEmrush

Jul 9, 2021

Ta pastrojmë Kosovën, ta pastrojmë lagjen, ta pastrojmë oborrin, ta pastrojmë shtëpinë!

Krejt këto kampanja si njëra si tjetra do pësojnë fiasko si zakonisht deri më tani.

Esenca është te vetëdijesimi që mos me hedh mbeturina, e jo më bë kampanjën që me jua mbledh atyre që përtojnë të hedhin bërllokun aty ku e ka vendin.

Një miku im thoshte:

Po duhet me u zgjua herët, shumë herët me mbledh mbeturinat nëpër rrugë para dhe pas shtëpisë deri në një hapësirë 100 metra.
Për vetëm e vetëm, që kur të zgjohen fëmija me shkua në shkollë, mos të shohin bërllogun nëpër udhë.
Por të duket një farë forme kinse si në Zvicër…

Jo, jo më!

U mërzita tha ky miku, mbledh mengjesëm mëngjes për 15 vite me radhë, askush nuk ndryshon.

E pinë kanaqen me ice tea, dhe ta hedhin në oborr, në mos në oborr në rrugë gjithsesi!

Veç me mujt me nxanë, hah.

Bërllog gjithandej, posa të prekesh tokën e Kosovës, gjënë më të shëmtuar që ta kap syri, është bërllogu!

Ore, ishte ankuar një mik i shqiptarëve që vinte nga Anglia pas luftës kur kishte parë bërrlog aq të shumtë të ndërtesa e sotshme e qeverisë, atëherë ishte akoma pa institucionet tona!

“Pse gjithë këto mbeturina” po i thotë miqve shqiptarë që ishin duke kaluar aty pari.

NATO ka bombarduar NATO, ja kthyen shqipet një zëri të dytë.

“Po a?

Mirë po NATO a ka gjuajtur me bomba, apo me bërllog” pyeti sërish Anglezi.

____
ESH

____________

publikime.com

By Emrush