• Fri. Nov 1st, 2024

Publikime

by Emrush T. Shkodra

Zvicra vs Kosova

ByEmrush

Oct 31, 2024

Zvicra, vendi ku gjeneron të hyra me fitime enorme, ku banka qendrore e Zvicrës vetëm për 2024-ën ka deklaruar 62.5 miliard Frang fitim.

Mendojeni për një qastë!

62.500.000.000 (62 miliard e pesëqind milion franga zvicerane).

E shumëzojmë këtë shumë me 10 vite, dhe marrim shumë prej 625.000.000.000 (gjashtëqind e njëzet e pesë miliard frang).

Jeta e një qytetari zviceran arrin kulmin e mirëqenies sociale e financiare.

GDP për kokë banori renditet ndër shtetet më te pasura të botës.

Ekonomia familjare prek majat e duke ndjerë një jetë stabile, i gatshëm për të arritur të 100-tat të një jetë të qetë dhe pa brenda të borxheve.

Zvicra, Zvicra!

Nejse!

Të shohim artikullin me andej çfarë na thotë?

Sipas shifrave të fundit të fitimit, Banka Qendrore radhitë një ekonomi stabile, pastaj rezultat i kësaj janë tregjet e arit, mirëmbajtja e valutës duke ju falënderuar kompanive të mëdha private që kanë qenë shtytëse për monedhën zvicerane. Prandaj, luhatjet e forta janë rregull dhe konkluzionet nga rezultati i ndërmjetëm deri në rezultatin vjetor për vitin 2024 janë të mundshme vetëm në një masë të kufizuar.

Çfarë po thuhet?

Banka Qendrore, rrjedhimisht shteti zviceran, qeveria stabile e këtij vendi ka bërë që biznesin vazhdojnë ta shohin si partner, duke krijuar kushte më të favorshme të të bërit biznes dhe zhvillimit të tij.

Po, nime!
Raporti nuk flet për ndëshkime nga shteti, Raporti po ashtu nuk flet për inflacion. Raporti nuk flet për dënime dhe harraq shtetëror nga bizneseve. Raporti po ashtu nuk flet për përkeqësim apo rënie të biznesit, por rritje të partneritetit shtetëror dhe atij afarist.

Te ne, vazhdon odisejada!

Gjobë mandatore, gjobë për vonesa, gjobë për mos regjistrim, gjobë për shfrytëzim të hapësirës, gjobë në kamata, gjobë për tatim, gjobë për deklaracion, gjobë për vendosje të flamujve,  gjobë për ndihmën e parë, gjobë, gjoba të shpërndara gjithandej plako.

Pastaj…

Rritje inflacioni, pamundësi për mbrojtje të tregut dhe biznesit. Rritje e tatimit në produkt, rritje e tatimit në pagë, rritje e tatimit në prona, rritje e çmimit të rrymë…

Dhe për fund!

Si desert, përveç gjobave, dënimeve, rritje se taksave e tatimit si presion mbi biznesin, shteti rrit pagat për sektorin publik.

Ta shoh edhe një raportin mos po bën këso ndasie shtresore publike dhe private edhe qeveria zvicerane.

Jo, jo çfarë?

Banka Qendrore qenka shprehur optimiste se viti 2025 do të tejkaloj shumën e fitimit të vitit 2024.

JO, JO! ____
ESH
____________

By Emrush